Futboll Sport

Trajneri i ri i Partizanit/ Zbuloni prapaskenat e presidentit Demi për stolin

“Gjumë letargjik” te Partizani. Deri më tani ka vetëm heshtje, askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në klubin e kuq. Asnjë rinovim kontrate i bërë zyrtar, asnjë qëndrim në lidhje me atë që do të drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm. Mund të justifikohen me faktin që ende nuk e dinë të sigurt nëse luajnë në Europë apo jo, por duke parë kohën në dispozicion, tanimë duhet të ishin sqaruar shumë gjëra, pasi nëse bëhen llogaritë, javën e ardhshme duhet të nisin përgatitjet.

ARMANDO CUNGU – Shkodrani, i cili u largua fazën e para të sezonit të shkuar nga Vllaznia, është një nga emrat më të lakuar për të marrë drejtimin e Partizanit në vitet e fundit. Gjithsesi nuk është bërë realitet një lëvizje e tillë. Së fundmi, vetë Cungu në “Sport Ekspres” ka deklaruar: “Kjo puna ime me partizanin është bërë si ajo e mushkonjës. Ka raste që njerëzit më urojnë dhe unë habitem. Kam informacion se disa nga drejtuesit e Partizanit kanë konsideratë për mua, por asgjë më shumë. Nuk kemi kontakte dhe nuk kemi pasur gjatë kësaj periudhe. Nuk kam diçka konkrete. Në momentin që do të ketë diçka për t’u thënë, do të jem vetë i pari që do e zbuloj”.

MARIO TOKIC – Që në ndeshjen me Skënderbeun kroati ishte në stadiumin “Selman Stërmasi”. Partizani humbi atë ndeshje dhe Klevis Dalipi deri në fund të sezonit është ngacmuar për të ardhmen. Sezoni u mbyll, por Tokic nuk mori asnjë konfirmim për të drejtuar të kuqtë, madje sikurse raporton “Panorama Sport”, tekniku kroat ka marrë përgjigje negative dhe tanimë mbetet për t’u parë se kush do të jetë trajneri i ri i Partizanit.

Related posts

Trajneri Gattuso zgjedh skuadrën, prej 23 lojtarësh për ndeshjen ndaj Atalantës

Sadik.Autor

Guardiola: Para se të vinte Messi, ai ka qenë lojtari që më ka befasuar më shumë

Q.Autor

Pagesa të kripura e shpenzime pa fund, ja sa kushton të bëhesh futbollist në Shqipëri

Sadik.Autor

Leave a Comment