Futboll Seria A Sport

Juventusi gjen zëvendësuesin e Buffon/ Portieri i kombëtares Italiane vishet bardhezi

Juventusi gjen portier për të zëvendësuar të larguarin Gianlugi Buffon. Bardhezinjtë kanë arritur akordin me Genoan për Mattia Perin dhe tashmë 25-vjeçari nga Latina mund të konsiderohet në kuptimin e plotë të fjalës, gardiani më i ri i Juventusit.

Te bardhezinjtë Perin i cili është pjesë edhe kombëtares italiane do të rivalizojë për një vend titullari me polakun Sczezny.

Kartoni i Perin i ka kushtuar Juventusit 12 milionë euro, ndërsa Genoa mund të përfitojë edhe 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh.Me kampionët e Italisë portieri i përfaqësues së kaltër do nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare.

Related posts

“PO PROJEKTOHET JUVENTUSI PA CR7″/ Ish-kapiteni i Interit: Për 5 vite do të shohim sulmin Icardi-Dybala

Delo.autor

E BUJSHME/ Kombëtarja i dërgon ftesë mesfushorit të Bundesliga, lojtari refuzon të përfaqësojë Shqipërinë

Delo.autor

SFIDA NDAJ INTER NË CHAMPIONS/ “Los Blancos” humb kapitenin Ramos, rikthehet në stërvitje ylli…

Delo.autor

Leave a Comment