Futboll Sport

Vazhdojnë “firot” te Flamurtari/ Mbrojtësi lezhjan përfundon në Azerbajxhan

Situata te Flamurtari duket se nuk është shumë e qartë edhe pse drejtuesit e klubit shprehen në daljeët e tyre se gjithçka po mendohet me kujdes. Që pas përfundimit të kampionatit, administratori i klubit, Sinan Idrizi konfirmoi se shumë shpejt do të niste puna me rinovimet, ndërkohë që kanë kaluar disa javë dhe ende asgjë nuk ka ndodhur.

Ndërkohë që drejtuesit po mendojnë për të ardhmen, disa prej titullarëve të sezonit të kaluar kanë bërë valixhet gati e ndërsa të tjerë kanë firmosur kontratat me ekipet e reja. I fundit që pritet të largohet është mbrojtësi, Ditmir Bicaj. Ai ka konfirmuar dhe më herët se ka patur disa oferta dhe se preferon të luajë jashtë vendit këtë sezon.

Me shumë mundësi, 29-vjeçari këtë sezon do t’i bashkohet skuadrës së Zira-s në Azerbajxhan. Edhe pse ofertat kanë qenë konkrete, Bicaj ka konfirmuar se kërkon që të bisedojë dhe një herë me drejtuesit për hir të kohës që ka qenë pjesë e vlonjatëve dhe më pas të marrë vendimin përfundimtar lidhur me të ardhmen e tij.

Related posts

Cassano: Buffon mund të luajë deri në moshën 45 vjeçare

Q.Autor

Klopp i “çmendur” për Suson, bën gati 40 milionë euro

Sadik.Autor

Griezmann tek Barcelona, ja cili futbollist po e pengon këtë transferim

Q.Autor

Leave a Comment