Futboll Seria A Sport

Historia e ish-futbollistit të Milanit/ Refuzoi Kombëtaren se… kishte shkollë

Fernando Redondo mund të jetë futbollisti që ka dhënë justifikimin më të pabesueshëm për të mos marrë pjesë në Kupën e Botës. Ai u ftua nga trajneri Bilardo për të qenë pjesë e Argjentinës në Botërorin e vitit 1990, por mesfushori refuzoi që të merrte pjesë.

“Nuk vij, sepse stërvitjet dhe impenjimi me kombëtaren nuk më japin kohën e duhur për t’iu kushtuar mësimeve. Shkollimi im është parësor”, – deklaroi Redondo. Por, ajo që e mbushi me enigma refuzimin e tij është fakti që vetëm një muaj më pas pranoi publikisht se kishte zgjedhur futbollin si pjesën më të rëndësishme të jetës së tij, për të cilin ishte gati të sakrifikonte edhe studimet.

Në të vërtetë nuk rezultoi një zgjedhje e gabuar, pasi arriti të ishte një nga mesfushorët më cilësor të kohës, duke u zgjedhur edhe “Futbollisti i Vitit në Champions”, kur luante me Realin e Madridit. Rendondo ka luajtur dhe fituar disa tituj edhe me Milanin.

Related posts

TRIUMFUAN NË CHAMPIONSHIP NË ANGLI/ Autobusi iu prish festën e titullit kampion, lojtarët dalin ta shtyjnë (VIDEO)

Delo.autor

TRAJNERI I CHELSEA KA FRIKË NGA SPIUNËT/ Lampard instalon një sistem special telekamerash

Delo.autor

“KOMBËTARJA KA KRIJUAR IDENTITET TË VETIN”/ Kapiteni Berisha: Sot treguam vlera…

Delo.autor

Leave a Comment