Futboll Sport

Pelé kritikon Brazilin: Neymar nuk e fiton dot i vetëm Botërorin

Brazili mund të jetë pesë herë kampion i botës dhe një nga favoritët kryesorë për të fituar të gjashtin titull në Rusi, kësaj vere, por amerikano-jugorët ende nuk kanë kombinimin e duhur për sukses. Kështu tha të mërkurën tri herë kampioni i botës, Pelé.

Brazili ka humbur një nga 20 ndeshjet e luajtura, që kur trajneri Tite mori drejtimin e kësaj kombëtareje pothuajse dy vjet më parë, por është detyruar të ndryshojë formacionin në miqësoret e fundit për shkak të lëndimeve.

“Unë kam besim të madh në aftësitë e Tite. Shqetësimi im është për një gjë: kanë mbetur vetëm pak ditë nga fillimi i Kupës së Botës në Rusi dhe ende nuk shoh një vendosje të drejtë. Individualisht, të gjithë lojtarët janë shumë të mirë, por ata nuk janë akoma një ekip”, – tha Pelé për “Reuters”.

Neymar e dëmtoi kyçin e këmbës në shkurt, ndërsa Dani Alves mbeti në shtëpi për shkak të lëndimit në gju. Renato Augusto dhe Douglas Costa pësuan lëndime, po ashtu, çka i pengoi ata të luajnë në fitoren e së dielës, ndaj Kroacisë. Neymar u kthye në lojë pas pushimit të kësaj ndeshjeje, për të çuar Brazilin në fitore. Sidoqoftë, Pelé, i vetmi lojtar që e ka fituar Kupën e Botës tri herë në Brazil, tha se sulmuesi i PSG-së është i aftë të motivojë Selecao drejt fitimit të titullit në Rusi.

“Neymar është për mua një nga lojtarët më të mirë në botë. Sot, ai është më i pjekur dhe ka më shumë përvojë, por nuk mund ta fitojë i vetëm Kupën e Botës. Ekipi më i mirë brazilian i të gjitha kohërave ka qenë ai i vitit 1970, me Tostao, Rivelino, Gerson dhe Pele. Të gjithë kishin numrin 10 në ekipet e tyre. Ne kaluam më shumë se gjashtë muaj së bashku në atë Kupë Bote, prandaj funksionoi”, – shpjegoi Pele.

Related posts

Rrëfehet agjenti: Real Madrid ka refuzuar dy super oferta për Asensio

Sadik.Autor

MPOSHTEN “DEMAT” NË DURRËS/ Teuta merr një fitore të artë për Europën

Delo.autor

Play Off, gjysmëfinalet e para përfundojnë në barazim në kampionatin Italian

Sadik.Autor

Leave a Comment