Futboll Seria A Sport

Higuain-Icardi/ Vendimi i fundit mes klubeve dëshpëron pamasë tifozët zikaltër

Shkëmbimi mes Juventus dhe Inter që parashikon kalimin e Mauro Icardi-t te bardhezinjtë në këmbim të Gonzalo Higuain, plus një shumë parasë është i vështirë të realizohet, por jo i pamundur. Në fakt, dy trajnerët e ekipeve respektive kanë dhënë miratimin e tyre.

Mbeten akoma për t’u zgjidhur disa detaje, si vlerësimi i kartonëve të dy futbollistëve dhe shumë që do të duhet të përfundojë në arkat e Inter (deri tani është folur për 50 mln euro).

Icardi është me pushime për momentin, ndërsa Higuain po përgatitet për Botërorin me Argjentinën. Në orët e kaluara, ai ka thënë: “Kam një kontratë me Juventus, askush nuk më ka thënë se do të ketë ndryshime, vajza ime do të rritet në Torino”.

“Nëse më pëlqen Premier League? Po, është kampionati më i bukur në botë dhe do të më pëlqente të luaja atje”.

Related posts

Ka një rekord golash që Messi nuk mund ta thyejë dot

Sadik.Autor

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Vidal: Ky makth nuk dihet kur do të mbarojë

Delo.autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Tirana emëron si trajner të U-21 një ish-futbollist, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment