Futboll Seria A Sport

Hysaj gjithmonë e më larg Italisë/ Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e tij

Skuadra e Napolit në këto momente është duke kaluar një periudhë revolucioni, pasi në krye të pankinës është vendosur trajneri i njohur Carlo Ançelotti, i cili ka kërkuar shumë alternativa në skuadër.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj nuk po kalon një periudhë aspak të mirë, sepse 24 vjeçari ishte shumë i lidhur me të larguarin Maurizio Sarri dhe në të njëjtën kohë është shprehur i pakënaqur që nuk është nën urdhrat e ish-teknikut.

Drejtuesit e skuasrës janë vënë menjëherë në lëvizje dhe kanë gjetur dy mbrojtës të tjerë në Madrid. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Hakimi-n e Real-it dhe mbrojtësin e Atletico Madrid, Vrsaljko.

Ende nuk ka diçka zyrtare, por në ditët e ardhshme do të mësojmë diçka më konkrete, sepse merkato sapo ka filluar.

Related posts

KOMENTON SEZONIN 2021-22/ Mancini: Këto dy skuadra mund të jenë surprizat e Serisë A

Delo.autor

LAJME TË MIRA PËR PELE/ Legjenda e futbollit botëror lë më në fund spitalin dhe…

Delo.autor

SHËNON GOLIN E PARË ME LAZION/ Hysaj hesht sërish kritikët (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment