Futboll Sport

Qabala ofertë Skënderbeut për James, korçarët presin CAS-in

Merkato në dalje e Skënderbeut ka qenë gjithmonë e suksesshme dhe e tillë mund të jetë dhe këtë verë, me James Adeniyin që mund të jetë futbollisti i radhës te korçarët, që mund të përfundojë jashtë vendit. Në zyrat e klubit kampion ka mbërritur një ofertë konkrete për sulmuesin, me skuadrën azere të Qabalas që ka ofruar 120 mijë dollarë për blerjen e kartonit të tij.

Një shumë e konsiderueshme për një lojtar të rëndësishëm, por përgjigja përfundimtare e Skënderbeut do të vijë vetëm pas një vendimi të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për të parë nëse korçarët do të luajnë në Uefa Champions League ose jo.

Nigeriani 25-vjeçar ishte i përfolur për një transferim jashtë Superiores dhe në merkaton e janarit, por në atë periudhe klubi vendosi ta mbante në skuadër ndërkohë që për momentin Skënderbeu e ka marrë në konsideratë si ofertë por do të vendosë në varësi dhe të pjesëmarrjes ose jo në kompeticionet europiane. James në sezonin e fundit ishte një prej protagonistëve kryesorë në fitimin e titullit kampion, teksa kontribuoi me 10 gola të shënuar në Superiore.

Related posts

KUPA E ITALISË/ Atalanta fiton me vuajtje, Gjimshiti ndër më të mirët

Delo.autor

PO DOMINOJNË EUROPËN/ Buzëqeshje italiane: Ja pse mesjava në Champions është për HISTORI

Isa.Autor

RRËFEN LIDHJEN E VEÇANTË QË KA ME SHOKUN E SKUADRËS/ Neymar: Lumturia ime tek PSG ka ardhur prej këtij lojtari

Delo.autor

Leave a Comment