Futboll Sport

Botërori RUSI 2018/ Shqetësim te Brazili, ylli i ri i United me probleme fizike

Blerja e re e Manchester United Fred ngjalli shqetësim në kombëtaren e Brazilit. Lojtari u dëmtua në kavilje gjatë një dyluftimi me shokun e ekipi Tiago Silva. Mbrojtësi i PSG-së, ndërsa ishin duke luajtur në mënyrë të pavullnetshme e shkeli atë në kavilje, dhe lojtari ndjeu dhimbje e nuk lëvizte dot normalisht.

Ai kërkoi ndihmën e mjekëve që i shkuan menjëherë dhe nisën të kontrollonin dëmtimin. Ndërsa ata i hiqnin këpucën me taka, sulmuesi 25 vjeçar nisi të ngërdheshej nga dhimbja. AiI më pas vuri duart në kokë, ndërsa mjekët po asistonin vendin e goditur.

Në vazhdim, ata ia lidhën me fashë kaviljen, ndërsa Fred tregonte shenja dhembjeje në fytyrë. Tiago Silva iu afrua dhe po e pyeste për gjendjen, ndërkohë që ende nuk dihet se në cilën shkallë është ky dëmtim i lojtarit që i kushtoi “Djajve të kuq” 52 milionë euro. Federata Braziliane e futbollit ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë rast, ndërsa shqetësimi është rritur te fansat e “Seleçaos”.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Broja me shokë ëndërrojnë, manjati është gati të blejë Shenjtorët

Delo.autor

“SKUADËR ME ZEMËR”/ Pioli në delir. Leao shpreh dëshirat: Dua të fitoj Champions

F.autor

HISTORIKE/ Një shqiptar bëhet drejtues i klubit rekordmen të Zvicrës

Delo.autor

Leave a Comment