Futboll

Sanchez, Lemar dhe jo vetëm… ja futbollistët me valixhet gati!

Alexis Sanchez dhe Thomas Lemar janë emrat kopertinë në këto ditë të merkatos në Premier Leauge. Sulmuesi kilian i Arsenal, që do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale në muajin qershor, çdo minutë që kalon afrohet më shumë me Manchester City. Në ditët e mbetura të janarit, ose maksimumi në verë, ai do të vihet në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola.

Manchester City është gati të paguajë edhe 40 milionë euro, për ta marrë që në mekaton e dimrit, por si zakonisht vjen “frenimi” nga Wenger: “Nuk ka pasur asnjë kontakt me Manchester City dhe pres që situatë të mos ndryshojë deri në fund të sezonit.”

Image result for lemar

Historia e Sanchez është e lidhur ngushtë me atë të Lemar, sulmuesi i Monaco. Mbrëmë, Jardim, trajneri portugez i skuadrës së “Principatës” ka pranuar se futbollisti mund të largohet. Por nuk është vetëm Arsenal në gjurmët e tij, sepse “topçinjtë” po përballen me konkurrencën e Liverpool, që i ka xhepat plot pas shitjes së Coutinho për 155 milionë euro te Barcelona.

Ndërkohë, City ka identifikuar Fred si pasardhësin e Fernandinho, por braziliani mund të merret nga Shakhtar vetëm për 35 milionë euro. Nga ana tjetër, Manchester United kërkon Griezmann, por ai ka një klauzolë 100 milionë euro për prishjen e kontratës me Atletico Madrid dhe sipas “The Sun” pretendon të paktën 23 milionë euro në sezon.

Image result for barkley

Chelsea duket se nuk do të ndalet vetëm me blerjen e Barkley. Mesfushori anglez, i blerë nga Everton, është stërvitur dje me londinezët, por sipas trajnerit Conte, duke parë dëmtimin e rëndë që ka pasur lojtari, do të duhet shumë punë, përpara se ai të zbresë në fushë.

Në “radarin” e Chelsea janë Alex Sandro i Juventus dhe Arturo Vidal i Bayern Munich. Ndërkohë, Tottenham ka huazuar te Burnley, 22-vjeçarin, N’Koudou. Në merkato po lëviz edhe Stoke, që është në kërkim të një trajnerit. Gary Rowett ka rinovuar me Derby Count, teksa pritet të vijë mesfushori austriak Moritz Bauer nga ekipi rus Rubin Kazan.

Related posts

LIVE/ Juventus-Fiorentina, Milenkovic kalon “mysafirët” në avantazh

Delo.autor

RRËFIMI i Pirro Dhimës: Si e braktisa Shqipërinë me taksi, grekët ma sollën pasaportën në avion

Delo.autor

Shtanget Juventusi, United bën ofertën faraonike për Dybalan

Q.Autor

Leave a Comment