Futboll Sport

Mjafton Rashford dhe Welbeck, Anglia mposht 2-0 Kosta Rikën

Anglia ka fituar 2-0 ndaj Kosta Rikës në miqësoren e tyre të fundit në kuadrin e përgatitjeve për Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Në sfidën e zhvilluar në stadium “Elland Road” të Leeds, ndeshja u fut në shinat e duhura për “luanët”, pas një goli të mrekullueshëm nga Marcus Rashford.

Në minutën e 13-të, sulmuesi i Manchester United mposhti portierin Keylor Navas me një “predhë” nga jashtë zone, duke hedhur kandidaturën për një vend si titullar te skuadra e Gareth Southgate.

Rashford ka shënuar gol në të tre ndeshjet që ka nisur si titullar te Anglia gjatë karrierës së tij.

Kur kishin mbetur edhe 14 minuta lojë, vendasit realizuan golin e dytë me anë të Danny Welbeck, që tundi rrjetën pas krosimit të Dele Alli.

Ky ishte goli i 16-të i Welbeck në 39 ndeshje me Anglinë, më shumë se çdo futbollist tjetër në këtë ekip.

Anglia do ta luajë në grup me Panamanë, Tunizinë dhe Belgjikën në “Rusi 2018”, ndërsa Kosta Rika do të ndeshjet me Brazilin, Serbinë dhe Zvicrën.

https://twitter.com/footy_com/status/1004809262957256705

Related posts

SHIFRA ASTRONOMIKË/ Ibrahimovic drejt “klubit 500” dhe dhjetë më të mirëve ndonjëherë

Delo.autor

GODITJE “BOMBË” NË MERKATO/ Klubi i Kategorisë së Parë afron sulmuesin me vlerë 1.2 milionë euro

Delo.autor

E veçanta para derbit/ Lojtarët e Tiranës dhe Partizanit u drejtohen… xhamisë

Isa.Autor

Leave a Comment