Futboll Sport

“Marri fund zërat e dyshimtë”/ Lyoni mohon shitjen e Fekirit te Liverpooli

Lyoni e ka mohuar se Fekiri është shumë pranë kalimit te Liverpooli.
Goal, nga burime të sigurta dje deklaroi se anësori 24 vjeçar, Nabil Fekir, është shumë afër kalimit te Liverpooli dhe se kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për t’u zgjidhur, lajm që bëri bujë në mediat britanike, që gjithashtu e quajnë si punë të kryer këtë blerje për ekipin e Jurgen Klopp.

Por, këto i ka mohuar kategorikisht Lyoni përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Twitter”.

“Informatat për transferimin e Nabil Fekir janë gënjeshtra. Olympique Lyon kategorikisht i mohon këto informata nga mediat për transferimin e Nabil Fekir te klubi i Liverpoolit”, shkruan klubi francez.

“Në këto ditë transferimi, ku thashethemet janë shpesh të pranishme, Lyon dëshiron të rikujtojë se duhet të bazohen vetëm në informatat që do të dalin nga ana e klubit”.

 

 

Related posts

Evertoni shokon Rooneyn me vendimin e ri, ja plani i klubit anglez

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Prej tre ditësh me temperaturë, Skënder Gega rezulton pozitiv me COVID-19

Delo.autor

ANALIZA/ Titulli luhet mes milanezëve, ja pse Interi është favorit

Delo.autor

Leave a Comment