Futboll Seria A Sport

Speciale/ Icardi në Botëror? Sulmuesi i Interit me fat, pasi është dëmtuar sulmuesi argjentinas

Mauro Icardi mund të grumbullohet nga Argjentina për të luajtu në Kupën e Botës pas dëmtimit të sulmuesit Manuel Lanzini në stërvitje. Edhe pse nuk ishte fare në listën paraprake të lojtarëve të thërritur nga Jorge Sampaoli, Icardit mund t’i mbërrij një telefonatë nga trajneri.

Të gjithë mbetën të befasuar kur Icardi u la jashtë kombëtares pas një sezoni të jashtëzakonshëm që bëri me Interin, ku u shpall edhe golshënuesi më i mirë i Serie A bashkë me Ciro Immobile të Lazios. Prej disa javësh tashmë emri i tij është lidhur me disa prej klubeve më të mëdhenj të Europës, përfshi Real Madrid, Manchester United, Chelsea dhe Juventus.

Por Sampaoli preferoi të merrte në skuadër Lanzinin, i cili bëri një sezon fantastik me West Hamin. Por 25-vjeçari dëmtoi ligamentet e gjurit në stërvitje dhe nuk do të mund të luajë në Kupën e Botës, por me shumë mundësi do të humbasë edhe një pjesë të mirë të sezonit të ardhshëm në Premier League.

Por edhe pse Argjentina mbetet sërish e blinduar në sulm, me emra si Messi, Higuain, Dybala dhe Aguero, mbetet për t’u parë nëse Sampaoli do të kërkojë të zëvendësojë kokë më kokë Lanzinin me Icardin apo do të preferojë të marrë një lojtar nga një pozicion tjetër.

Argjentina e nis Botërorin me ndeshjen kundër Islandës më 16 qershor e më pas do të kërkojë kreun e grupit D në përballjet me Kroacinë dhe Nigerinë.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

ZYRTARE/ Ndryshon skuadër, por jo kampionat. Mbrojtësi Alla me aventurë të re në Kinë

Delo.autor

STRATEGJIA E REAL MADRID PËR MBAPPE/ Do të marrë yllin francez në fund të gushtit për të ulur çmimin

F.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Në kërkim të një sulmuesi, PSG-ja ofron shifrën e “çmendur” për Lukakun

Delo.autor

Leave a Comment