Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ “Fantazisti” Ramsey ndërron mendje, gati të provojë shanset e tij me Allegrin

Ndonëse pak ditë më parë deklaroi se është i zhgënjyer me aventurën te Juventusi dhe se do të kërkojë largimin, duket se fantazisti uellsian Aron Ramsey ka ndërruar mendje dhe dëshiron të luajë shanset e tij me trajnerin e ri të bardhezinjve, Massimiliano Allegri.

Lajmin e jep “Sky Sport”, që raporton se fantazisti uellsian është nisur me pushime, ku do të qëndrojë më gjatë se të tjerët për shkak të angazhimit në Euriopian, por ndërkohë ka vendosur që të rikthehet sërish te Juventus.

Kjo pasi Ramsey ka konsideratë të lartë për Allegrin dhe pikërisht trajneri livornez ishte një nga shkaqet që e bindën uellsianin të zgjedhë Juventusin dy vite më parë, por bashkë nuk punuan asnjë ditë, pasi bardhezinjtë vendosën të ndërpresin bashkëpunimin.

Tani uellsiani do të provojë të fitojë një vend titullari në formacionin e Allegrit dhe të tregojë sa vlen, ndonëse drejtuesit e Juventusit nuk e përjashtojnë mundësinë e shitjes nëse vjen një ofertë joshëse nga klubet angleze.

Shkak është paga e lartë e uellsianit, për të cilin bardhezinjgtë shpenzojnë rreth 11 milionë euro në sezon dhe do të donin të liroheshin nga një kosto e tillë, për t’u hedhur më pas në sulm për afrimin e Locatellit nga Sassuolo.

Related posts

Juventus-Real, ja cfarë ka ndryshuar në krahasim me finalen e Kardifit?

Sadik.Autor

SULMUESI GNABRY POZITIV ME COVID-19/ Bayern-Atletico Madrid mund të anulohet, UEFA në ankth

Delo.autor

Në Premier League zgjidhet formacioni i vitit

Sadik.Autor

Leave a Comment