Futboll Seria A

Tjetër hap fals i Napolit, Sassuoli i bën “dhuratë” Juve-s

Napoli ka bërë një tjetër hap fals, këtë herë ndaj Sassuolo-s në Mapei Stadium, teksa ka barazuar 1-1 duke rrezikuar që Juventus të shkëputet sërish.

Napoli e nis mirë ndeshjen me Callejon që gjen golin që në minutën e 5’ por që anulohet nga asistenti për pozicion jashtë loje. Pas tij edhe Insigne humbet një mundësi të mirë për të kaluar të tijtë në avantazh por Consigli tregohet i kujdesshëm.

 Por në minutën e 22’ vjen surpriza, pikërisht lojtari që Napoli kërkoi në merkaton janarit Matteo Politani ai që ndëshkon të kaltrit dhe i vështirëson punën.
Napoli pëson një goditje pas golit të pësuar dhe kjo duket te rastet e shpërdoruara të Insignes në mënyrë të pabesueshme në pjesën e parë. pas pushimit nuk ka shumë mundësi goli teksa Sassuolo mbrohet mirë dhe kundërsulmon po aq mirë dhe mund të mbyllte ndeshjen me rastet e Politani dhe Mazzitelli.

 Por Napoli rikthehet në lojë në minutën e 79’ falë golit të merituar të Callejon dhe del përpara me të gjitha forcat për të marrë tri pikët. Në minutat e fundit ndeshja zhvillohet vetëm në gjysmëfushën e vendasve të cilët mundohen të rezistojnë për të fituar të paktën një pikë. Me këtë barazim Napoli është një pikë më pak se Juve që luan me Milan pak më pas dhe që ka një ndeshje më shumë.

Related posts

Gjoka: Fitore e rëndësishme, por shpërdoruam shumë

Sadik.Autor

Manchester City “blindon” yllin e saj, nënshkruan dhe për pesë vjet

Q.Autor

VAZHDON “RRUGËTIMIN” ME EKIPIN ITALIAN/ Tare konfirmon rinovimin me Lacion

Isa.Autor

Leave a Comment