Futboll Seria A Sport

Ka festë tek Milani/ Jorge Mendes realizon shkëmbimin e madh për kuqezinjtë

Milan këmbëngul për blerjen e Radamel Falcao nga Monaco dhe sipas asaj që bën të ditur “Premium Sport”, kuqezinjtë janë vetëm një hap larg nga arritja e marrëveshjes me kolumbianin. Andre Silva do të lëvizë në kahun tjetër, nga Milano në Montekarlo.

Regjisori i marrëveshjes është menaxheri i përbashkët i të dy futbollistëve, i mirënjohuri Jorge Mendes, por gjithçka do të varet nga vendimi i UEFA-s, brenda 19 qershorit, në lidhje me temën e “fair play financiar”. Në UEFA nuk dënon kuqezinjtë, me 100% të mundësive marrëveshja do të arrihet.

Pra, sulmuesi portugez duke shumë pranë largimit, pas vetëm një vitit në “San Siro” dhe Gattuso do të kishte në dispozicion sulmuesin me përvojë, që kaq shumë i ka munguar në sezonin e kaluar, një futbollist me përvojë që do të ndihmonte edhe në rritjen e Cutrone.

Related posts

“KOMPLIMENTE PËR PIOLIN”/ Pippo Inzaghi: Milan është për titull, por Inter-i i vëllait tim…

Delo.autor

U ZYRTARIZUA TEK MANCHESTER UNITED/ Ronaldo: Bëra zgjedhjen më të mirë të mundshme

Delo.autor

TEUTA MBUSH ARKAT/ Ja sa pritet të fitojnë durrsakët me pjesëmarrjen në Champions…

Delo.autor

Leave a Comment