Futboll La Liga Sport

Tifozët e Real Madridit dalin kundër emërimit të trajnerit italian në krye të “galaktikëve”

Bota është e bukur sepse është e larmishme dhe kjo vlen edhe për futbollin. Secili ka mendimin e tij dhe mund ta shpreh lirshëm. Logjikisht, çdo tifoz i Real Madrid mund të ketë të preferuarin e tyre për të zëvendësuar Zidane dhe mund ta shfaqë dëshirën në rrjetet sociale.

Në momentin që ka nisur të qarkullojë emri i Antonio Conte, tifozët e Real Madrid kanë nisur një fushatë të mirëfilltë kundër italianit.

“Conte trajner i Real Madrid do të ishte gabimi më i madh i viteve të fundit,” – ka qenë komenti i dikujt, por që mban numrin rekord për pëlqimet e mara nga pjesa tjetër e tifozëve.

Komenti i dytë më me shumë pëlqime ka qenë: “Conte ka probleme me karakterin dhe grindet me të gjithë.” Pra, tifozët e dhanë verdiktin e tyre…

Related posts

BALE ZBARKON NË LONDËR/ Ylli uellsian e bëri udhëtimin së bashku me lojtarin tjetër të Realit… (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

RAFINHA rikthehet te INTER/ Shoku i skuadrës jep përgjigjen PËRFUNDIMTARE

Isa.Autor

Ditë e madhe për Gjetan KETËN, boksieri fiton një tifoz të rëndësishëm (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment