Futboll Sport

I dha ndihmën e parë Vokrrit, flet zyrtari i EULEX-it

Zyrtari i Eulexit, Bengt Persson është personi i parë që i ka dhënë ndihmën Fadil Vokrrit pas sulmit në zemër në një qendër fitnesit në Prishtinë dhe që i mori jetën.

Zyrtari policor i Eulexit kishte qëlluar rastësisht në qendrën e fitnesit kur kishte parë se Vokrrit i ishte vështirësuar gjendja.

Indeksonline e ka kontaktuar zyrtarin suedez, i cili vetëm pas kontaktit me gazetarët e kuptoi që Vokrri kishte ndërruar jetë.

“Ai ka ndërruar jetë!? Jam shumë i mërzitur që po e dëgjoj këtë lajm. Ishte pa ndjenja kur unë ndërhyra. Fillova ta ndihmoj dhe më pas nisi të marr frymë. Pasi u duk se po i përmirësohej gjendja, unë e lash në duart e stafit mjekësor të cilët e transportuan në spital. Sinqerisht, më vije shumë keq. Ndihem i trishtuar” ka thënë Persson.

Indeksonline mëson se Persson si një profesionist i vërtetë i ka dhënë ndihmën e parë Vokrrit, por që sulmi ka qenë i rëndë dhe nuk ka arritur të mbijetojë.

Related posts

PRANË LARGIMIT/ ICARDI kërkon më shumë para te INTERI: Çdo vit e njëjta histori

Isa.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Tirana: Zhbllokohet supersfida, bardheblutë në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Zidane ka gati listën e lojtarëve që dëshiron t’i blejë Realit

Q.Autor

Leave a Comment