Futboll La Liga Sport

Luajtën pak bashkë/ RONALDINHO “gjunjëzohet” përpara MESSIT, vetëm ALIENËT mund…

Luajtën shumë pak, por të gjithë aludojnë dhe fantazojnë se ata të dy mund të ishin kthyer në dyshen më të mirë të futbollit. Pas largimit nga Barcelona në vitin 2008, Ronaldinho nuk arriti ta ruante magjinë që dha për 5 vite në “Camp Nou”. Statusi i Messit si lojtari më i mirë i Barcelonës dhe njëri prej më të mirëve të të gjitha kohërave nuk e ka bërë xheloz legjendarin brazilian, përkundrazi ai i ka bërë një kërkesë klubit të Barcelonës të tërheqë nga skuadra numrin 10 që mban argjentinasi pasi asnjë lojtar tjetër sipas Ronaldinhos nuk do të arrijë të japë kontributin e kapitenit të Barcelonës dhe Argjentinës.

“Ai ësthë më i miri në histori, pa dyshim. Akush nuk ka arritur atë çfarë ka arritur Messi. Shpresoj që ai të luajë edhe 20 vite të tjera. Ata që e duan futbollin duhet ta duan atë për më shumë kohë. Mendoj se kur ai të largohet, askush nuk do të jetë në gjendje të marrë numrin 10 të Leos”, shprehet ish-kampioni i botës me Brazilin në 2002 Ronaldinho në një intervistë për median katalanase “Sport”.

Related posts

Ish-trajneri i SPANJËS kundër kampionit të atletikës: Futbolli mësohet në…

Isa.Autor

Lucas Biglia: Dua të luaj në finalen e Kupës së Italisë

Sadik.Autor

Real Madrid kërkon hakmarrjen ndaj Leganes!

Q.Autor

Leave a Comment