Futboll Sport

“Sirena” zvicerane për Hakajn, e kërkon Lugano

Hakaj është nën kontratë me Teutën, por ditët e fundit drejtuesit e klubit durrsak dhe përfaqësuesi i lojtarit kanë qenë në bisedime me Luganon. Emisarë të klubit zviceran, pasi kanë vëzhguar ish lojtarin e Partizanit, kanë dhënë “ok” e tyre për nisjen e bisedimeve.

Vetë futbollisti është plotësisht gati për një aventurë të re në ligën helvete, teksa edhe klubi i Teutës kërkon të përfitojë sa më shumë të jetë e mundur nga shitja e kartonit të 21-vjeçarit shkodran.

Lugano ka një përvojë pozitive me futbollistët shqiptar, duke qenë se tek skuadra bardhezi u aktivizua për dy vite edhe Armando Sadiku. Për momentin palët po bisedojnë dhe nuk është arritur marrëveshja, por ekziston vullneti për ta mbyllur me sukses. Nëse gjithçka konkretizohet me fund të lumtur, atëherë do të ishte një hap mjaft i rëndësishëm përpara, në karrierën e Esin Hakajt.

Related posts

“FODEN SI UNË?” Gascoigne godet me komentin epik: Isha më i mirë edhe i dehur në fushë

Delo.autor

“DUHET TË JEMI DINAMIT, JO SHKËNDIJË”/ Flet Konte: Lukaku një gjigant i përulur, nuk më pëlqeu aspak… (FOTO)

Delo.autor

EURO 2020/ Mbyllet ndeshja Gjermani-Irlandë e Veriut. Rezultati 6-1

Delo.autor

Leave a Comment