Futboll Sport

Mario Gotze: Guardiolës i mungon dhembshuria, Klopp më ka mësuar gjithçka

Mario Gotze, i cili ka luajtur nën urdhrat e Jurgen Klopp te Borussia Dortmund dhe Pep Guardiola-s te Bayern Munich mendon se dy trajnerët nuk mund të krahasohen.

Gotze shpërtheu me Dortmund më 2010 nën drejtimin e Klopp, duke fituar dy tituj radhazi në Bundesliga. Ai u largua nga BVB për të shkuar te Bayern Munich për të luajtur nën tutelën e trajnerit spanjoll por nuk arriti të bindte asnjëherë.

Dhe mbase prandaj, Gotze sot ka fjalë të mira për të thënë vetëm për Klopp.

“Vazhdoj të kem kontakt me Klopp,” shprehet Gotze për DAZN. “Patjetër, ai më ka mësuar gjithçka rreth futbollit profesionist. Gjatë asaj kohe unë kam qenë vetëm 17 vjeç i sapo dalë nga ekipet e moshave.

“Ai më prezantoi me gjithçka. Ai më la të luaja. Ndërsa Guardiola, teknikisht ishte i mrekullueshëm. Por ai është shumë i fokusuar te stili i lojës dhe nuk mendon jashtë planit të tij se çfarë po ndodh me futbollistët. Ai nuk ka shumë dhembshuri, dhe dhembshuria të bën një trajner të nivelit botëror.”

Related posts

CHELSEA-WEST HAM/ Startojnë Higuain dhe Hazard në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“MESSI NUK DO TË LUAJË ME CR7″/ Capello: Seria A kopjon turpshëm Guardiolën!

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ INTER/ Totti: Dua të di se si VAR nuk e pa atë penallti, nuk mund të…

Isa.Autor

Leave a Comment