Futboll Ligue 1 Sport

U TRANSFERUA KËTË VERË/ Debutimi i Sergio Ramos tek PSG po vonon, tifozët ngrenë dyshimet e para

Serxho Ramos u bashkua me PSG-në këtë verë pas 15 sezone te Real Madrid ku fitoi gjithçka me madrilenët.

Por dhe pse prej kohësh pjesë e grupit të parisienëve, Ramos nuk ka debutuar ende me fanellën e PSG-së. Arsyeja është një dëmtim që pësoi ish-kapiteni i Spanjës në fund të korrikut ku ende nuk ka mundur të rikuperohet.

Edhe pse u përfol se debutimi i tij do të bëhej këtë fundjavë pas kthimit nga kombëtaret, kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Sipas mediave parisienë problemi i tij shëndetësor nuk është zgjidhur ende dhe kjo ka bërë që tifozët të fillojnë të dyshojnë pasi me shumë mundësi diçka fshihet pas.

Ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket kësaj çështje, por Ramos njihet për natyrën e tij ekspresive dhe ndonjë mosmarrëveshje mund të mbajë peng debutimin e tij me fanellën e PSG-së.

Related posts

FITOI “KËPUCËN E ARTË”/ Sulmuesi Immobile: Mua dhe Allegrin na kërkuan në Premier League, por…

Delo.autor

NË KËRKIM TË PASARDHËSIT TË MODRIC/ Real Madrid gati 65 milionë euro për mesfushorin e “Zikaltërve”…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Jo vetëm Giroud, Maldini përgatit goditjen e radhës dhe shitjen 30 milionëshe

Delo.autor

Leave a Comment