Futboll Premier League Sport

Crystal Palace arrin marveshjen me portierin nga La Liga

Crystal Palace arrin marveshjen me një nga portierët më të mirë në La Liga pasi ka përfituar nga fakti që Vicente Guaita e kishte mbyllur kontratën me Getafe, duke i ofruar një pagë që e joshi spanjollin të pranonte ofertën e tyre.

31-vjeçari Guaita ka firmosur për tre vite me “shqiponjat” dhe marrëveshja do të nisë nga 1 korrik, kur ai do të lihet i lirë nga Getafe.

“Jemi shumë të kënaqur për arritjen e marrëveshjes, sepse kemi pasur shumë konkurrencë. Po pres me padurim që Vicente t’i bashkohet ekipit tonë në fazën përgatitore dhe të na ndihmojë në sezonin e ardhshëm të Premier League,” – tha drejtuesi i Crystal Palace, Steve Parish.

Guaita mbylli 12 ndeshje pa pësuar gol në sezonin e kaluar të La Liga, ku Getafe u rendit në vendin e tetë. Ai bëhet blerja e parë për trajnerin Roy Hodgon gjatë kësaj vere.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Ja formacioni i lojtarëve me vlerën me të lartë

Delo.autor

PJESË E NJË RRJETI TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Arrestohet nga policia ish-sulmuesi i Real Madrid…

Delo.autor

SFIDA NDAJ ANGLISË PËR “KATAR 2022″/ Veseli: Atmosfera është e mirë, do të japim maksimumin në “Wembley”

Delo.autor

Leave a Comment