Futboll Sport

Botërori/ Ronaldo bën të lumtur, fansin vogël para nisjes drejt Rusisë (VIDEO)

Kombëtarja e Portugalisë pati një përcjellje të veçantë në aeroportin e Lisbonës ndërsa po bëhej gati të nisje drejt Rusisë. Cristiano Ronaldo ishte duke u futur brenda në terminal, kur një fëmijë i vogël vrapoi drejt tij dhe e ndali te porta për ta përqafuar. Ylli i Portugalisë ndaloi, i vendosi dorën në kokë dhe e mori me vete brenda. Aty ai e bëri fëmijën më të lumtur në botë, duke e përqafuar, doli në fotografi me të dhe në fund ia dha edhe një autograf.

Tifozi i vogël pati mundësinë që të shikonte edhe pjesëtarët e tjerë të kombëtares dhe më pas iku i lumtur tek e ëma e tij. Mamaja e tij i tha reporterëve. “Ai e dashuron kombëtaren dhe tani është shumë i lumtur. Ai ia doli që të merrte një autograf nga Cristiano Ronaldo dhe tani ai po qan nga gëzimi”.

Portugalia udhëton drejt Rusisë 6 ditë përpara se Kupa e Botës të nisë. Luzitanët do ta kenë përballjen e parë kundër Spanjës ditën e premte. Pas fitimit të kampionatit  evropian në 2016, tani ata do të përpiqen të përsëritin të njëjtin sukses edhe në botëror.

Related posts

SHTANGEN “DJAJTË E KUQ”/ Gafë e rëndë nga Pogba, Southampton zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Moviola Brazil-Belgjikë, ja rastet e diskutuara për penallti

Isa.Autor

E ARDHMJA E GOMEZ KTHEHET NË MISTER/ Oferta zyrtare nuk ka, Atalanta ka vendosur kushte dhe MLS troket

Delo.autor

Leave a Comment