Futboll Sport

Fenerbahce kujton Fadil Vokrrit, mesazh ngushëllimi familjes

Vdekja e parakohshme e ish-futbollistit dhe presidentit të FKF Fadil Vokrri ka kaluar kufijtë shtetërorë të Kosovës. Lajmi i sotëm ka tronditur dhe një nga klubet që Vokrri është aktivizuar në karrierën e tij të suksesshme. Klubi turk i Fenerbahce ka shprehur ngushëllimet për familjen e Vokrrit në një komunikim në faqen zyrtare të klubit.

Ne jemi thellësisht të pikëlluar pas lajmit se një ish-lojtar i yni në sezonin 1990-92 dhe njëkohësisht kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka humbur jetën në një spital ku ai u trajtua për sëmundjen e tij.

“Ne dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të afërmve të Fadil Vokrrit, të cilët humbën njeriun e tyre të zemrës, të cilën ndajmë me ndjenjat tona më të sinqerta, shprehim ngushëllimet dhe durimin tonë për të gjithë dashamirët e Vokrrit, sidomos xhaminë tonë dhe popullin e Kosovës.“-thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi turk.

Related posts

“ENDE NUK E KEMI VENDOSUR TË ARDHMEN PËR ICARDIN”/ Wanda Nara: Do vdisja pa…

Delo.autor

MILANI KRIJON TË ARDHURA PËR MERKATON/ “DHURATË” 12 milionë euro nga Turqia, Borini drejt Kinës për…

Delo.autor

SUPERIORE/ Spikat derbi i Shqipërisë, zbulohet axhenda e javës së 16-të

Delo.autor

Leave a Comment