Boks Sport

Mayweather: Isha unë ai që e bëra McGregor të pasur!

Legjenda e boksit Floyd Mayweather, ka reaguar sot në lidhje me faktin se Conor McGregor është renditur nga revista “Forbes” në vendin e katërt të sportistëve që kanë fituar më shumë parà në periudhën 1-vjeçare, qershor 2017-qershor 2018 (99 milionë dollarë).

Duke folur për televizionin amerikan TMZ, boksieri 40-vjeçar tha se është ai njeriu që e bëri McGregor të pasur, për shkak të duelit që dy sportistët zhvilluan në gushtin e vitit të kaluar.

Ai duel i zhvilluar në ring u fitua me “KO teknik” në raundin e 11-të nga Mayweather, që korri suksesin e 50-të në karrierën e tij, ku është i pamposhtur. “Conor renditet i katërti për meritën time.

Por mos harroni, unë jam numri 1, unë jam mbreti dhe ai është i katërti prej meje”, tha Mayweather, që nga sfida me irlandezin arkëtoi 272 milionë dollarë. Shpesh është përfolur kohët e fundit për një revansh mes dy sportistëve, këtë herë në kafaz, por asgjë nuk është bërë zyrtare.

Related posts

“TOPI I ARTË NUK ËSHTË FIKSIM”/ Erling Haaland tregon 2 objektivat më të rëndësishme

F.autor

Starton ndeshja: Tirana dhe Teuta premtojnë spektakël në “Selman Stermasi”

Isa.Autor

ZYRTARE/ KUKËSI plas “bombën” e merkatos: “Rrëmben” ish-lojtarin e PARTIZANIT

Isa.Autor

Leave a Comment