Futboll Sport

Sytë nga KAS, ja kur pritet të dalë përgjigjja për çështjen “Skënderbeu”

Skënderbeu është gjithnjë e më shumë i përfshirë nga ankthi dhe pritja për të marrë vendimin e KAS-it në lidhje me pjesëmarrjen në Europë për sezonin e ardhshëm apo jo. Pavarësisht se në fillim u fol se data 5 qershor do të ishte edhe dita kur KAS do të shprehej në lidhje me këtë çështje, ende nuk ka asnjë të re për sa i përket të ardhmes së klubit bardhekuq.

 

Mirëpo, burime pranë klubit kampion bëjnë me dije se data e fundit në bazë të afateve të përcaktuara, për sa i përket kërkesës për ngrirje të vendimit të UEFA-s në formën e sigurimit të padisë, përfundojnë ditën e sotme dhe me shumë mundësi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të shprehet me një e-mail zyrtar drejtuar palëve të interesuara që në këtë pikë janë Skënderbeu, Federata Shqiptare e Futbollit dhe vetë UEFA si organizator i kompeticionit.

 

Mirëpo, duke parë se dita e sotme është ditë pushimi zyrtar, si pjesë e fundjavës, mund të ndodhë që ky vendim të jepet ditën e hënë nga ana e KAS-it në Lozanë. Deri atëherë, Skënderbeu do të jetë në pritje për të mësuar fatin e vet për sezonin e ri futbollistik në Europë, që do të vendosë shumë.

Related posts

Shkëndija nis grumbullimin për Championsin, faza përgatitore në Slloveni

Sadik.Autor

Frikë për dështim me Griezmann, Barça planifikon dy blerje

Sadik.Autor

STARTON PREMIER LEAGUE/ Kampionati ngre siparin, njihuni me sfidën e parë

Delo.autor

Leave a Comment