Futboll Seria A Sport

Zyrtare, Juventus mposht Manchester United në garën për talentin e lindur në vitin 2003!

Juventus është shumë aktive në merkato dhe pasi ka siguruar shërbimet e Emre Can dhe Mattia Perin, drejtuesi bardhezi kanë mbyllur edhe blerjen e Lucas Gomez, sulmuesi mëngjarash i lindur në vitin 2003, i cili luan me Malmoe.

Futbollisti ka kombësi portugeze, por origjina e tij është braziliane dhe u morr nga Malmo në fund të sezonit të kaluar ku luajtur me Karlskoga U-15, ekip që doli kampion i Suediesë. Ai numëron edhe 4 ndeshje dhe tre gola me Portugalinë U-15.

Manchester United ishte gati ta bllokonte lojtarin që në nëntorin e kaluar, por transferimi nuk u krye për probleme burokratike, kjo i hapi rrugën Juventus që do t’i ofrojë një kontratë si profesionist, pasi futbollistë që ende nuk ka mbushur 16 vjeç ka kaluar me sukses vizitat mjekësore.

Related posts

I “THUR” ELOZHE/ Gatusso: Të rrallë lojtarët si Hysaj, ka shtatë vite që luan kështu

F.autor

KUKËSI-SKËNDERBEU/ Trajneri Duro kërkon vazhdimësinë e fitoreve (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Arsenal një hap larg pasardhësit të Cristiano Ronaldos…

Delo.autor

Leave a Comment