Futboll Sport

“NUK KA SHENJA TË…”/ Messi dribluesi më i mirë në Evropë, Ronaldo as i 50-ti

Lionel Messi është zgjedhur dribluesi më i mirë në pesë ligat kryesore evropiane, duke e lënë rivalin e moçmen, Cristiano Ronaldon, besojeni ose jo, në vendin e 51-të.

Duket se ylli i Barcelonës është duke kryesuar në çdo kategori – duke u bazuar në statistika – deri tani këtë sezon, sepse prin në garë për Këpucën e Artë dhe në garë për asistuesin më të mirë, transmeton Gazeta Express.

Madje edhe në të tridhjetat e tij, Messi nuk po tregon shenja të ngadalësimit dhe bazuar në formën aktuale, mbase duhet të konsiderohet si lojtari më i mirë në botë.

Është e pabesueshme sesi argjentinasi është në gjendje të shënojë kaq shumë gola – 33 në 32 ndeshje deri tani në të gjitha garat – edhe pse luan më i tërhequr mbrapa dhe i ushqen me topa Luis Suarezin dhe Ousmane Dembelen.

Sipas Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e Sportit (CIES), Messi bën një driblim të suksesshëm çdo 19.2 minuta. Allan Saint-Maximin i Nice renditet i dyti më një driblim të suksesshëm çdo 19.8 minuta.

I treti është Eden Hazardi i Chelseat me një driblim të suksesshëm çdo 21.0 minuta.

Cristiano Ronaldo i Juventusi renditet në vendin e 51-të.

Related posts

SUPERIORE/ Bylisi vazhdon të suprizojë në kampionat, Luftëtari “leksion” Skënderbeut

Delo.autor

BARCELONA-LIVERPOOL/ Suarez ndëshkon “Të Kuqtë”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Juventus bllokon largimet. Vetëm Khedira ka derën e hapur, por deri tani…

Delo.autor

Leave a Comment