Futboll Sport

Erion Braçe i pikëlluar si asnjëherë më parë: Zot përsëri more më të mirin, është e padrejtë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është shfaqur mjaft i pikëlluar për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Braçe ka shkruar se një ngjarje e tillë është e padrejtë, teksa shton se Zoti mori më të mirin për vete.

POSTIMI:

Zot, perseri more me te mirin per vete!

Eshte e padrejte keshtu!
Kur “kanoçet” kapnin “Jugosllavin” ketyre aneve, shekullin e shkuar,
FADIL VOKRRI hynte ne shtepi si shqiptari cudiberes ne nje bote tjeter;
Luante, mbiemri i tij njesohej me golin,
here fitues e here jo,
gjithnje ne “futbollin e huaj”,
derisa mberriti ne Vlore!

Ajo ne Vlore ishte dita ndryshe,
e nje shqiptari qe luante per “armikun”,
qe nuk duhet te fitonte e qe duhet te ishte i kenaqur me kete.

Ashtu ndodhi ne Vlore e ne Beograd!

Pastaj asgje, zero edhe pse ai shkoi te futbolli edhe me i madh i Fenerbahce.

Asgje,
deri diten e lirise, kur ai dhe jo vetem,
vendosi të rigjeje e rilinde futbollin ne Kosoven e re.

Per Kosoven, por edhe per Shqiperine!
Shqiperia e Evropes
ishte edhe veper e tij!

Por kryevepra mbetet Kosova,
ku me mund, pasion, perkushtim, pa u dorezuar po nderton futbollin e ri,
te drejte, te ndershem, konkurues,
bazuar tek pasioni e talenti pa fund,
disiplina e serioziteti,
per te dhuruar garen e bukur e argetuese.

Super modeli me te cilin “mundi” UEFA-n e FIFA-n!

Kampion shekullin e shkuar!
Kampion ne shekullin e ri!

Mbi te gjitha;
MODESTIA GOLI ME I BUKUR PREJ TIJ KETE SHEKULL!

Kujtim rinie ishe Kampion,
aty do jesh, per cdo shqiptar!

Related posts

ENEA GJORGJI NUK KURSEHET NË EUROPA LEAGUE/ Jep 2 kartonë të kuq dhe akordon 2 penallti në minutat shtesë

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ibrahimovic mund të qëndrojë te Milani gjatë, pritet të marrë rolin e…

Delo.autor

VIDEO/ Reali thellon rezultatin ndaj La Corunas, Bale i ‘magjishëm’

Q.Autor

Leave a Comment