Futboll Sport

E rrallë/ Universiteti do të ndërpresë mësimin kur Uruguaji të luajë në Botëror

Ditët kur kombëtarja e Uruguajit do të luajë në Kupën e Botës “Rusi 2018” do të ndërpritet mësimi. Të paktën kështu ka vendosur universiteti Katolik i Uruguajit, i cili ka njoftuar studentët e tij për pezullimin e aktivitetit mësimor kur kombëtarja e kaltër do të zhvillojë ndeshjet.

Të paktën tri ditë pushim do të përfitojnë 10 mijë studentët e universitetit të parë privat në vend.

“Një nga misionet kryesore të studentit është që të jetë i kujdesshëm për realitetin që na rrethon. Sporti është një element që i karakterizon uruguaianët dhe gjithë shoqërinë tonë”, shkruante në letrën e tij zëvendësrektori Alvaro Pacecho.

Uruguaji do ta nisë turneun  më 15 qershor, në Ekaterinburg, përballë Egjiptit.

Related posts

E BUJSHME/ Lojtari drejt ribashkimit me Ancelottin, mesfushori pranë kalimit në Premier League

Delo.autor

PIQUE NË KËRKIM TË NJË SHTËPIE NË MIAMI/ Shakira i ka vënë kushte për të takuar fëmijët

F.autor

SETIEN NË FIJE TË PERIT/ Ja për sa kohë mund të qëndrojë tekniku i Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment