Futboll Shqipëri

Shoqatat e FSHF / Gjykata nuk i regjistron, vazhdon puna në ilegalitet

Vazhdon telenovela e shoqatave me të drejtë vote në Asambletë Zgjedhore të FSHF-së. Ato u lejuan të merrnin pjesë në Asamblenë e fundit dhe të votonin për rizgjedhjen e presidentit Duka, por ligjerisht ende nuk kanë marrë formë, pasi Gjykata e Tiranës ka kthyer mbrapsht tre prej tyre për mungesë dokumentacioni.

Sipas “Report TV”, 5 nga 8 shoqatar rajonale janë regjistruar nga Gjykata e Tiranës nga data 19 janar, deri më 2 shkurt, në periudhën kur lista e delegatëve që ata kishin përcaktuar ishte e mbyllur.

Shoqatës së Shkodrës dhe të Korçës u është kthyer edhe një herë dokumentacioni për plotësim pasi mungonin dokumentat e nevojshëm. Më datë 24 janar është refuzuar edhe regjistrimi i Shoqatës së Gjirokastrës, që do të thotë se këta të treja vazhdojnë të funksionojnë me ilegalitet të plotë.

Related posts

NIS PËRFORCIMET PËR CHAMPIONS/ Atalanta kërkon të “rrëmbejë” sulmuesin kolumbian…

Delo.autor

PËRBALLJA DERBI NDAJ TIRANËS/ Ish-sulmuesi i “Demave”: Po mundohemi që trajnerit Daja dhe lojtarëve t’i japim…

Delo.autor

FORMULA 1/ Ferrari fiton Çmimin e Madh të Meksikës, Norris kalon Leclerc në fund! Verstappen larg podiumit

F.autor

Leave a Comment