Futboll Sport

Mijëra qytetar me lotë në sy, përcillet për në banesën e fundit legjenda Fadil Vokrri

I është dhënë pasditen e sotme lamtumira e fundit legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.

Njeriu që bëri shumë për sportin tonë, njeriu që shihet si më meritori që sot Kosova është e anëtarësuar në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit, FIFA e UEFA, është varrosur me shumë nderime në varrezat e Prishtinës.

Në ceremoninë e varrimit të Fadil Vokrrit janë mbledhur shumë qytetarë, ndërsa të pranishëm janë edhe zyrtarë të FIFA-s, krerë shtetëror të vendit, personalitete të jetës publike të Kosovës, si dhe i gjithë komuniteti sportiv.

Me rastrin e vdekjes së Fadil Vokrrit, i cili ndërroi jetë dje pas një ataku kardiak, në moshën 58-vjeçare, Presidenca e Kosovës e shpalli ditën e sotme ditë zie, me ç’rast u ulën në gjysmë shtize flamujt shtetërorë në të gjitha institucionet e shtetit, si në vend, ashtu edhe jashtë tij. Gjithashtu, homazhe njeriut që e promovoi Kosovën në tërë botën përmes futbollit, iu dhanë edhe në Kuvendin e Kosovës.

I jepet lamtumira e fundit Fadil Vokrrit

Related posts

E FUNDIT/ MILANI në “ankth”: UEFA jep njoftimin e rëndësishëm për “Djallin”, do të ketë…

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Jurgen Klopp tallet me Mourinho-n pasi Salah shënon katër golat që “vranë” Watford

Q.Autor

BARCELONA E ELEMINOI NGA CHAMPIONSI/ Inter ngushëllohet me 8 milion euro nga shitja e biletave

Delo.autor

Leave a Comment