Futboll Sport

Mbrojtësi i Rusisë: Suarez-in do e kafshoj unë, Ramos më tregoi si të ndal Salah

Kur jemi edhe pak ditë para Botërorit mbrojtësi rus Ilia Kutepov ka goditur jo pak me deklaratat e tij.

 

Duke parë se në grup Rusia do të ketë kundërshtarë si Uruguain dhe Egjiptin ai tashmë thotë se e ka gati ‘recetën’ për të ndalur dy yjet e skuadrave respektive si Suarez dhe Salah.

 

“Çfarë, a kam frikë nga Luis Suarezi? Sigurisht që jo. Nëse do të më duhet, do ta kafshoj unë”.

Ai nuk u ndal këtu pasi kishte edhe një plan për Salah. I pyetur nëse kishte frikë përballjen me egjiptianin ai u pëergjigj: “Jo. Serxho Ramos na tregoi një mënyrë për ta ndalur.

Nuk do të them se u trishtova kur Salah u dëmtua në finale, por i uroj një riaftësim të shpejtë. Do të isha i kënaqur nëse ai do luante në Botëror. Kur luan përballë një gjeniu si ai, përmirësohesh”.

Related posts

RUSI 2018/ Ndeshja me Kroacinë ka qenë një humbje e dyfishtë për Sampaoli-n

Sadik.Autor

BOTËRORI 2018/ Russia shënon golin e tret ndaj Arabisë Saudite

Sadik.Autor

INTER E “DËBOI” PAS 1 SEZONI/ Diego Godin rrëfen motivin që e shtyu drejt ishullit të Sardenjës

Delo.autor

Leave a Comment