Futboll Premier League Sport

Jorginho te Man.City, De Laurentiis: “Finalizohet së shpejti!”

Transferimi i Jorginho te Manchester City tashmë duket se është sakrifica klasike e domosdoshme për të cilën Napoli është i gatshëm të ndërmarrë me kusht që të respektojë filozofinë e merkatos. Skuadra e Napolit nuk i reziston dot ofertave marramendëse në adresë të yjeve të skuadrës, që shoqërohen me rritje të konsiderueshme të kontratave për të interesuarit direkt, për të investuar më pas fitimet mbi talentet zëvendësuese, por të konfirmuar, të gatshëm që në kohën e tyre të shndërrohen në fitime të klubit.

E pra, pavarësisht tensioneve mes palëve gjatë ditëve të fundit, për shkak të fjalëve të menaxherit të futbollistit italo-brazilian, në lidhje me pakënaqësinë nëse tratativat nuk do të mbylleshin suksesshëm, në të vërtetë finalizimi i transaksionit nuk duket të jetë në dyshim. Të paktën kjo është ajo që nënkuptohet nga fjalët e vetë presidentit të Napolit, De Laurentiis, në një deklaratë për ‘The Sun’. “Nuk kemi akoma një dakordësi finale mbi çmimin, por gjatë ditëve të fundit po afrohemi drejt finalizimit. Mund të ndodhë gjithçka, është e mundshme që transferimi të mbyllet në ditët e ardhshme. Duhet të negociojmë, por kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me drejtuesit e Manchester City”, deklaroi presidenti i Napolit, De Laurentiis.

Related posts

Lojtarët e NFL-së refuzojnë takimin me Trump, kreu i shtetit anullon ftesën

Sadik.Autor

Konfirmohet/ Ky lojtar do të largohet nga Barcelona

Q.Autor

ËSHTË OBJEKTIVI I “KUQEZINJVE”/ Arsenal “hedh grepat” për mesfushorin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment