Futboll La Liga Sport

U LA NË STOL/ MESSI: BARÇA s’varet nga unë, ja ku gabuam. Nëse ndodh sërish do të…

Një barazim ndaj Girona, më pas një humbje ndaj Leganes dhe së fundmi një barazim 1-1 ndaj Athletic Bilbao. Është ky rezultati i Barcelonës, në tre ndeshjet e fundit të luajtura në Kampionat, e megjithatë për Lionel Messi-n, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Kapiteni i katalanasve, i cili e nisi ndeshjen e sotme nga stoli është shprehur se ekipi ka disa probleme në mbrojtje, të cilat kanë nevojë për t’u përmirësuar.

“Nuk ka arsye përse të shqetësohemi sepse sezoni sapo ka filluar. Nuk i prisnim këto rezultatet e fundit, por në përballjen ndaj Athletic Bilbao krijuam shumë raste për të fituar, por nuk mundëm dot. Duhet të jemi më të fortë në mbrojtje. Kemi ardhur nga një vit që ishte shumë e vështirë për të na shënuar, e ndërsa tani po japim vetëm minimumin”, u shpreh kapiteni.

Argjentinasi beson se skuadra e tij mund të kishte bërë më mirë në fushë në ndeshjen e sotme, por sipas tij goli i pësuar në pjesën e parë ndikoi negativisht në vazhdimësinë e ndeshjes. Ai ka pasur edhe një koment për deklaratës e shokut të tij të skuadrës, Luis Suarez, sipas së cilit “Barcelona duhet të mësojë të fitojë edhe pa Messi-n në fushë”.

“Kjo është ajo që duam. Kemi një skuadër të fortë, të shkëlqyer kështu që ne nuk varemi nga asnjë person. Kështu ndodh gjithmonë te Barcelona, skuadra nuk varet nga një lojtar i vetëm “, përfundoi ylli argjentinas

Related posts

ZBULON MENAXHERI/ Ja kur do të rikthehet në ring Tyson Fury dhe planet për 2022-shin

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË BUNDESLIGA/ Lewa është “magjik”, Bayern “shkrin” Union Berlin në 20 minuta (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Juventus rikthehet te “fiksimi” i vjetër, shfaqet sërish emri i ish-sulmuesit të Napolit

Delo.autor

Leave a Comment