Futboll Seria A Sport

E ardhmja e Andre Silva vendoset pas botërorit

E ardhmja e Andre Silva-s te Milan raportohet të jetë e qëndrueshme dhe do të vendoset pas Kupës së Botës.

22-vjeçari shënoi 10 gola në sezonin debutues me Kuqezinjtë pasi u ble nga Porto.

Gjithsesi, vetëm dy prej këtyre golave kanë ardhur në Serie A dhe ai është përfolur për një largim gjatë verës.

Anglezët e Wolves, që sapo janë ngjitur në Premier League, kanë treguar më shumë interes për lojtarin e përfaqësueses portugeze, teksa edhe turqit e Galatasaray thuhet të pëlqejnë sulmuesin.

Një tjetër opsion, sipas Tuttosport, mund të jetë shkëmbimi me Radamel Falcao-n e Monaco-s.

Sipa së përditshmes italiane, Milan dhe lojtari do të preson deri në fund të Kupës së Botës përpara se të vendosin mbi të ardhmen e tij.

Silva shpreson që të zhvillojë një botëror të suksesshëm në mënyrë që të bindë Milan të mos shitet ose të shkojë te një ekip i madh.

Related posts

DISIPLINA MERR VENDIMIN/ Akuzat publike për fiksim rezultatesh, FFK-ja gjobit skuadrën e Ballkanit

Delo.autor

PAS MARRJES SË ÇMIMIT “KËPUCA E ARTË”/ Flet Messi: Championsi është veçantë, por kampionati është…

Delo.autor

Gjoka: Pika në Laç na jep oksigjen, por jemi ende në “ujërat” e mbijetesës

Isa.Autor

Leave a Comment