Futboll Premier League

(FOTO) Mungoi disa ndeshje me Cityn, David Silva jep mesazhin e dhimbshëm

David Silva ka thënë se shkak i mungesës së tij në disa ndeshjet e fundit të Manchester Cityt është lindja e parakohshme e të birit.

Silva, 31-vjeçar, mungoi në ndeshjet ndaj Newcastle dhe Crystal Palace, me trajnerin e tij Pep Guardiola që e konfirmoi mungesën e tij për arsyeje personale.

Megjithatë, spanjoll sot i është drejtuar tifozëve me një mesazh, ku ka treguar arsyen e mungesës së tij, transmeton Express.

“Dua t’ju falënderoj të gjithë juve për dashurinë dhe urimet e mira që na i keni dërguar në disa javët e fundit. Falënderim i veçantë i shkon bashkëlojtarëve, trajnerit dhe të gjithëve në klub që kanë shprehur mirëkuptim për situatën time. Po ashtu, dua ta ndaj me ju lindjen e të birit tim, Mateso, i cili është lindur shumë parakohe dhe po lufton çdo ditë me ndihmën e ekipit mjekësor”, ka thënë Silva në një komunikatë në Twitter.

Related posts

Maurizio Sarri dhe Gonzalo Higuain, ribashkohet te Chelsea?

Sadik.Autor

PAS FITORES NË DERBIN E MADONINËS/ Pioli frenon entuziazmin dhe zbulon kërkesën që i bëri Ibra gjatë ndeshjes

Delo.autor

JO VETËM RONALDO/ Një madrilen tjetër po e shtyn Marcelon drejt Juves

Delo.autor

Leave a Comment