Futboll

ZYRTARE: Lodhet nga pritja, Valdes i jep fund karrierës në moshën 35 vjeçare (FOTO)

Lamtumirë Victor Valdes!

Ish-portieri i Barcelonës dhe Manchester United i ka dhënë fund karrierës në futbollin aktiv në moshën 35 vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga “gardiani” iberik i cili prej muajit maj të vitit të kaluar ka mbetur pa skuadër dhe tashmë duket sikur i është sosur durimi për të pritur, shkruan tabloidibi britanik “The SUN”.

“Faleminderit për gjithçka”, shkroi ai në Instagram.

Valdes gjatë karrierës së tij ka luajtur me dy klube të mëdha Barcelonën dhe Manchester United ku spikat triumfi 3 herë në Champions League dhe dy herë Kupën e Botës për Klube.

Valdes gjithashtu u shpall kampion Bote dhe Europe me Spanjën respektivisht në vitin 2010 dhe 2012.

 

Related posts

I FTUAR NË “SHIKO KUSH LUAN”/ Futbollisti i Kombëtares se Kosovës ja ka merr valles në emisionin

Delo.autor

E GJITHË VEMENDJA TEK DERBI I KRYEQYTETIT! Ja formacionet e mundshme në Tirana-Partizani

F.autor

SERIE A/ De Vrij: Te Lazio nuk më flasin, zero shanse për rinovim

Sadik.Autor

Leave a Comment