Futboll Sport

Ndërhyrjet e ashpra të futbollistëve austriak, shpërthen Neymar: Ky nuk është futboll

Neymar dhe Coutinho ishin në shënjestër sot nga futbollistët e skuadrës së Austrisë të cilët në disa raste i tejkaluan limitet duke ndërhyrë shumë ashpër.

 

Fatmirësisht për Brazilin në përfundim të 90 minutave nuk pati asnjë lojtar të dëmtuar, por kjo nuk e ka penguar Neymar të shfryjë mllefin e tij i cili nuk është dakord për të tilla veprime në një miqësore, aq më shumë 4 ditë para Botërorit.

 

“Ndeshja ndaj Austrisë nuk ishte futboll, por UFC. Të paktën askush nuk është dëmtuar,”- deklaron fillimisht 26-vjeçari i cili më pas flet shkurt për shanset e ‘seleçaos’ në Rusi.

“Duhet të kesh besim tek ëndrra jote. Ne po ëndërrojmë më shumë nga dita në ditë. Ëndrrat nuk janë të ndaluara.”

Related posts

Shënoi golin e Teutës, Hila pranon diferencat: Na mungon cilësia në sulm

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Aventura e Cutrones në Angli zgjat vetëm 6 muaj, rikthehet në Serie A tek…

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Shifrin-Kolturi, beteja e skive zhvendoset në SHBA

F.autor

Leave a Comment