Futboll Sport

Ndërhyrjet e ashpra të futbollistëve austriak, shpërthen Neymar: Ky nuk është futboll

Neymar dhe Coutinho ishin në shënjestër sot nga futbollistët e skuadrës së Austrisë të cilët në disa raste i tejkaluan limitet duke ndërhyrë shumë ashpër.

 

Fatmirësisht për Brazilin në përfundim të 90 minutave nuk pati asnjë lojtar të dëmtuar, por kjo nuk e ka penguar Neymar të shfryjë mllefin e tij i cili nuk është dakord për të tilla veprime në një miqësore, aq më shumë 4 ditë para Botërorit.

 

“Ndeshja ndaj Austrisë nuk ishte futboll, por UFC. Të paktën askush nuk është dëmtuar,”- deklaron fillimisht 26-vjeçari i cili më pas flet shkurt për shanset e ‘seleçaos’ në Rusi.

“Duhet të kesh besim tek ëndrra jote. Ne po ëndërrojmë më shumë nga dita në ditë. Ëndrrat nuk janë të ndaluara.”

Related posts

RIKTHEHET TEK REAL MADRIDI/ Ja ylli që i bashkohet ekipit përpara “El Clasicos”

Delo.autor

BASKETBOLL/ Javë zhgënjyese për Barça e Real, fitojnë Milano dhe CSKA Moskë

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ RONALDO debuton me GOL me fanellën e JUVENTUSIT (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment