Futboll Sport

Statistikat “provokojnë” Mesin, finalja sipas llogarive pritet të jetë Brazil-Gjermani

Na ndajnë më pak se 4 ditë nga hapja e Botërorit dhe kompanitë e basteve janë hedhur të gjitha në veprim për të vendosur koeficientet për sfida të ndryshme të botërorit. Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja “Marca”, dy prej përfaqësueseve që shihen si favoritet kryesore janë Brazili dhe Gjermania.

Por, parashikimet nuk ndalen këtu. Janë vënë kuota edhe për futbollistin që do të jetë shënuesi më i mirë i turneut, e sipas kompanive të basteve, ky titull do t’i takojë brazilianit Nejmar, ndërkohë që të tjerë kandidatë për këtë trofe janë edhe sulmuesi i Argjentinës, Lionel Mesi, dhe ai i Portugalisë, Kristiano Ronaldo.

Tjetër parashikim interesant i kompanive të basteve është ai për ekipet finaliste. Sipas tyre, probabiliteti më i madh është që kjo finale të luhet mes Gjermanisë e Brazilit, me koeficient 12, i ndjekur nga sfida Gjermani-Spanjë, Brazil-Spanjë dhe Francë-Spanjë.

 

Related posts

BËN THIRRJE ULTRASVE TË KOSOVËS/ Mbrojtësi i Milanit, mesazh tifozëve për miqësoren me Feronikel

Delo.autor

ASKUSH MË MIRË SE AI/ Mancini vendos rekord në stolin e Italisë (RENDITJA)

Delo.autor

E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshën 17-vjeçare futbollisti shqiptar…

Delo.autor

Leave a Comment