Futboll Premier League

Salah: Të ardhmen e vendos pas Kupës së Botës

Salah vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Liverpooli, Real Madridi dhe Barcelona janë të interesuara për egjiptianin.

Mohamed Salah është duke u përgatitur që të largohet nga Liverpooli në afatin kalimtar të verës, nëse “Të Kuqtë” nuk i ofrojnë kontratë të re me përmirësim të kushteve ekonomike, raporton Don Balon.

Egjiptiani u ka treguar drejtuesve të klubit se mund të largohet nëse Liverpooli nuk ia përmirëson kontratën.

Salah shkëlqeu në sezonin debutues në “Anfield”, duke realizuar 44 gola në 52 takime, 32 prej tyre në Premierligë, për të thyer rekord historik, si lojtari i vetëm me më së shumti gola në një sezon.

Related posts

E VETMJA SKUADËR E SUPERIORES NË EUROPË/ Tirana mëson sot kundërshtarin. Ja çfarë rrezikohet

Delo.autor

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Cristian Eriksen ikzaltuar: U përpoqëm të luftojmë, më vjen keq për…

Delo.autor

KONTRATË DERI NË VITIN 2028/ Rapidi i Bukureshtit zyrtarizon lojtarin shqiptar

F.autor

Leave a Comment