Futboll Ligue 1 Seria A

Balotelli drejt largimit nga Nice, Napoli kërkon ta rikthejë në Serie A

Napoli raportohet se po studion mundësinë e nënshkrimit me sulmuesin Mario Balotelli.

Nuk bëhet fjalë për merkaton e janarit por për atë të verës pasi klubi napolitan synon të përfitojë nga lëvizja e tij me parametra zero pasi ‘bomberit’ italian në qershor i përfundon kontrata me klubin aktual të Nices.

“Corriere dello Sport” raporton se Balotelli është mundësi e mirë për trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, për t’i rritur opsione në sulm.

27-vjeçari po përjeton një rilindje në Francën jugore, duke shënuar 33 gola në vetëm 49 ndeshje.

Napoli po mendon që sezonin e ardhshëm të jetë akoma edhe më konkurrues në Champions League.

Image

Related posts

“EURO 2020″/ Pas 15 minutash lojë, “Përbindëshi” Ronaldo trondit Gjermaninë (VIDEO)

Delo.autor

CICINHO BËHET PISHMAN: Punë m*ti, ja si shpenzova 25.000 euro në dyqanin e Beckham

Isa.Autor

TËRMETI SHKUND SHQIPËRINË/ Klubi shqiptarë shpreh solidarizimin për ngjarjen e rëndë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment