Bundesliga Futboll Sport

E HABITSHME/ Ylli i ri i Borussia-s nuk dallon shokët e ekipit pasi është…

Thomas Delaney humbet pamjen në fushën e lojës më shpejt sesa dallohet me shikim të parë. Kjo u duk gjatë miqësores mes Danimarkës dhe Meksikës e cila përfundoi me rezultatin 2-0. Gjatë ndeshjes ishte ngjyra e fanellës së shokut të ekipit që i vështirësoi jetën blerjes së re të Borussia Dortmund.

Delaney është daltonik për dy ngjyra, të kuqen dhe jeshilen. Kështu që ai nuk mund t’i dallonte fanellat e kuqe të shokëve të ekipit nga ato jeshilet të kundërshtarëve.

“Ishte e vështirë për t’u parë, se cilët ishin shokët dhe cilët ishin kundërshtarët.” Ky është një problem që nuk është shfaqur për të parën herë. Kjo pasi luajti te Werder Bremen që prej janarit të 2017, duke veshur fanellën jeshile të ekipit. Ai orientohej te ngjyra e pantallonave.

Por në miqësoren e së dielës të dyja skuadrat kishin veshur pantallona të bardha. Sezonin e ardhshëm Delaney duke filluar nga sezoni i ri do të luajë te Borussia Dortmund, pas transferimit 0 mln euro.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Jo vetëm Tirana dhe Vllaznia, klubi tjetër shqiptar tenton yllin Ngoo

Delo.autor

TALENT I PAKRAHASUESHËM/ “SHPIKJA” e këtij 9 vjeçari po mahnit BOTËN dhe bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

GJIGANTËT NUK JANË VETËM DUKE HUMBUR PIKË/ Ja kostot financiare të dështimeve në Champions tek Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment