Futboll Sport

SPECIALE/ UEFA “shpërfill” dhe destinon vendimin e CAS-it sa i takon “çështjes Skënderbeu”

UEFA si organi më i madh “qeverisës” në futbollin Europian pak orë më parë zyrtarizoi ekipet që do të marin pjesë në kopeticionet madhorë për klube. Tashmë zyrtarisht Kukësi do të luajnë në eliminatoret e Champions League ndërsa Partizani i cili u pozicionua në vendin e 5 në fund të këtij sezoni do të jetë në Europa League.

Një lajm që ka gëzuar pa masë si Kukësin, që edhe pse nuk u shpallë kampion ka shnasin dhe mundesinë për të luajtur në Champions por edhe Partizani që ana tjetër pa e “merituar” do të jetë pjesë e më të mirëve të “kontinetit të vjetër”.

E megjithatë ana tjetër e medaljes sa i takon fateve të Skënderbeut në vecanti dhe futbollit shqiptarë në tërsi tashmë me shumë gjasa mbetet i destinuar për të qenë i errët. Edhe pse ende nuk e ka thënë fjalën e fundit gjykata e albitrazhit në Francë ky vendim i sotëm i UEFA-s e lë pa shpresa pritjen e klubit korçar.

Skënderbeu ka apeluar vendimin e UEFA-s, pasi këta të fundit e kanë dënuar ekipin juglindor me 10 vite pezullim nga kopeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë. Detyrimisht presupozohet se përgjigja e CAS-it pritet të jetë negative dhe 7 herë kampionët e shqipërisë ti thonë lamtumirë të paktën për këtë vit kopeticioneve europiane.

Edhe pse jo zyrtare tashmë Skënderbeu mund të pësojë një eksod sa i takon lojtarëve pasi ka në gjirin e tij elementë që duan të shprehen në “sallonet”e futbollit elitar.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

Manchester United dhe City në “luftë” për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Nice-ës

Q.Autor

DËNIMI I MANCHESTER CITYT NGA UEFA/ Avokati: Lojtarët mund t’i prishin kontratat!

Delo.autor

NBA/ Theu karantinën 48-orëshe, basketbollisti dënohet me izolim shtesë

Delo.autor

Leave a Comment