Futboll Sport

Senegali dominon Korenë e Jugut në miqësore, synon surprizën në Botëror (VIDEO)

Senegali konsiderohet si shpresa e madhe e kontinentit afrikan për të bërë historinë në Botërorin Rusi 2018, pasi nga 5 kombëtaret afrikane që marrin pjesë në Kupën e Botës, skuadra e drejtuar nga trajneri më i ri në moshë nga 32 ekipet pjesëmarrëse 42-vjeçari Aliou Cisse, jo vetëm që ka në përbërje shumë lojtarë cilësorë ku spikasin Mane, Koulibaly, Keita e Konate, por bën pjesë në një grup deri diku të kalueshëm sëbashku me Kolumbinë, Poloninë dhe Japoninë.

Luanët nga Teranga janë gati për kompeticionin që do të startojë pas disa ditësh pasi në miqësoren e fundit mposhtën 2-0 Korenë e Jugut në Grodig të Austrisë duke treguar një nivel të lartë loje dhe duke reguar pas disfatës 2-1 ndaj Kroacisë të pësuar pak ditë më parë. Autogoli i Kim Young-Gwon dhe penalltia e kthyer në gol nga Konate i mjaftuan Senegalit për të marrë fitoren në këtë sfidë. Senegali do ta nisë aventurën në Botëror me ndeshjen ndaj Polonisë së Robert Lewandowskit në datën 19 qershor.

Related posts

POLEMIKAT PËR LARGIMIN E MESFUSHORIT KROAT/ Akordi Real Madrid-Modric, merret vendimi për të ardhmen

Delo.autor

Lewandowski tregon se si Pep Guardiola ka ndikuar tek ai në futboll

Isa.Autor

DALIN PAMJET/ Ky është momenti kur helikopteri i Kobe Bryant bie në tokë dhe përfshihet nga flakët

F.autor

Leave a Comment