Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT PAS NDESHJES JUVENTUS-MILAN/ Leonardo hyri në dhomën e arbitrit dhe përplasi grushtat…

Sipas raportimit të “Radio Radio”, drejtori sportiv i Milan, Leonardo ka hyrë në dhomën e arbitrit Michael Fabbri në përfundim të ndeshjes së kuqezinjve të mundur me përmbysje nga Juventus me rezultatin 2-1 në “Allianz Stadium” të shtunën.

I njëjti burim i cituar nga “Calciomercato.com” bën me dije se Leonardo ka përplasur grushtat e tij mbi tavolinën e arbitrit në shenjë revolte dhe pakënaqësie ndaj gjykimit zhgënjyes të Fabbrit në atë supersfidë.

Skuadrës së AC Milan iu mohua një penallti e pastër në pjesën e parë dhe gjithashtu Leonardo ishte i tërbuar për vendimin e arbitrit që iu akordua ndeshja Juventus-Milan, si sfida e tij e parë e madhe në karrierë.

Referuar “Radio Radio”, futja e Leonardos në dhomën e Fabbrit u shoqërua me një përballje të ashpër të drejtuesit brazilian të kuqezinjve me arbitrin. Menjëherë pas kësaj përballje, Leonardo doli para kamerave për të vlerësuar e konsideruar arbitrin Fabbri si të papërshtatshëm e padenjë.

Related posts

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Leonardo ofron 40 milionë euro për sulmuesin 23-vjeçar…

Delo.autor

RONALDO NË TELASHE/ Përveçse mund të jetë infektuar me Covid-19, duhet të përballet edhe me ligjin

Delo.autor

ZYRTARE/ Konfirmohet gjithçka, Khabib merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment