Futboll Seria A Sport

Vdekja e kapitenit të Fiorentina-s, mjekët nxjerrin fakte të reja

Hetimi i Prokurorisë së Firences për vdekjen e kapitenit të Fiorentina-s Davide Astori po vijon. Ai vdiq papritur në Udine më 4 mars të këtij viti në një hotel ku ekipi i tij ishte i akomoduar para ndeshjes së kampionatit kundër Udinese-s.

Sipas raportit të ekzaminimit mjeko-ligjor, i urdhëruar nga Prokuroria Publike e Udine-s, më pas e transferuar në Fience së bashku me aktet e tjera të hetimit, dolën elemente që treguan se ai ka vuajtur nga një patologji kardiake.

Sipas asaj që u mësua nga raporti i mjekut, hetuesit nga Firence po punojnë për të përcaktuar nëse sëmundja ishte diagnostikuar paraprakisht dhe nëse do të kishte qenë e mundur që të ndërhyhej para se të vdiste futbollisti.

Astori shokoi të gjithë botën e sportit dhe padyshim që ishte një nga humbet më të mëdha të futbollit italian. Vdekja e tij ishte e papritur, ndërkohë që ndeshja do të luhej vetëm pak orë pasi ai u nda nga jeta.

Related posts

Nantes-PSG, 14 vite pa fitore për “Kanarinat”

Q.Autor

MERKATO E VERËS/ Skuadra e Kategorisë së Parë bën goditjen e madhe, afron portierin e Partizanit…

Delo.autor

SFIDA MERR KTHESË TË MADHE/ Sanchez bëhet “djall”, Sampdoria ngrin “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment