Futboll Seria A Sport

Inter me “gisht në gojë”/ Juventusi i ofron kontratë të shkëlqyer 24-vjeçarit

Mbrojtësi portugez Joao Cancelo ka vendosur të bashkohet me Juventusin gjatë merkatos së verës edhe pse në edicionin e kaluar luajti me Interin. Mbrojtësi i krahut të majtë ishte një prioritet për zikaltrit, por ata nuk kishin paratë e mjaftueshme për t’i ofruar Valencia, klubi i cili zotëron kartonin e tij. Tani “Rai Sport”, raporton se portugezi është afër hyrjes në Juventus. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare, nga e cila do të fitojë 3 milionë euro në vit duke përfshirë bonuse. “Zonja e Vjetër” për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit ishte e gatshme për të ofruar edhe shërbimet e mesfushorit kroat Marko Pjaca, por Valencia nuk ishte e interesuar. Raportet e shumta sugjerojnë se mbrojtësi i krahut të majtë i Portugalisë, do të bashkohet me kampionët e Italisë për një total prej 40 milionë eurosh.

Gjithsesi detajet e fundit akoma nuk janë vendosur, por duket se e ardhmja e portugezit do të jetë në Serie A, por këtë herë me fanellën e Juventusit, me Interin që mbeti me ‘gisht në gojë’. Zikaltrit e vlerëson maksimalisht Cancelo, por drejtuesit nuk ishin në gjendje të kënaqin kërkesat financiare të Valencia. Për mbrojtësin e majtë përveç Juventusit, edhe Manchester City me Man United shfaqën interes, teksa sipas “Top Calcio”, “Qytetarët” kishin paraqitur një ofertë me vlerë rreth 45 milionë euro për mbrojtësin portugez. Joao Cancelo tërhoqi vëmendjen e disa prej klubeve më të rëndësishme në Evropë, pas paraqitjeve në këtë edicion me Interin në Serie A. Ai grumbulloi 28 ndeshje (2 në Coppa Italia dhe 26 në Serie A), ndërsa shënoi 1 gol dhe dha katër asiste për shokët e skuadrës.

Related posts

Ibrahimovic: Unë nuk jam mbreti i futbollit, por Zoti…

Sadik.Autor

Flet tri gjuhë dhe mban numrin e Zanetti-t, njihuni me irlandezin që po çmend akademinë e Inter

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Skuadra italiane zgjedh trajnerin e ri. Ja kush do i drejtojë…

Delo.autor

Leave a Comment